BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Ec perpara!Jeto me optimizem! Lëri brengat dhe fillo të jetosh!Sekreti i fitoreveRrefim zemre Te mjafton pritja e deritanishmeShprehite e njerezve te suksesshemSuksesi eshte udhetimBuze deshtimeve korren ngadhenjimetDeklaratat e te influencuarveProjekti yt personal Kandilet ndricues Kujtime nga te medhenjte Rrefime te te pareve Ambicie qe prodhojne shpresaVizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Ec perpara!
Ec perpara!
Dr. Mishal Felahi

Ec përpara!


Përpara ka shpresë, pavarësisht të gjitha rrethanave që je duke përjetuar në këtë moment. 

Këtu po i drejtohem atij që jeta e ka ndalur përpara një ngjarjeje të caktuar.

Po i drejtohem atij që nuk sheh tjetër përveç ndodhive, furtuna e të cilave ka sjellë fundin e shpresës dhe mbylljen e udhës.

Po i drejtohem atij, që boshllëku i shpresës e ka frenuar dhe ia ka pamundësuar qarkullimin e saj në zemër; atij që refuzon që fjala “jetë” të marrë të drejtën e saj prej zemrës dhe ndjenjave të tij.

Po i drejtohem çdo personi të cilit i është ngushtuar jeta, duke e ftuar atë të ecë përpara. Në këtë anë gjendet shpresa e strukur. 

Ç'të hyn në punë brenga?!

Ec ca hapa dhe shih përpara! Nëse je i mërzitur për humbjen e atij që ke dashur, atëherë të ftoj të ecësh përpara, sepse në atë anë është caktimi i Allahut të Lartësuar:  “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë, e sigurisht që edhe ata do të vdesin.” [Ez-Zumer: 30]. Ndaj, ç'ke që mërzitesh?!

Po sikur ai që e doje, të mos vdiste, por të mbetej i paralizuar për shumë vite? A do të të gëzonte fakti që ti e kundërshtove caktimin e Allahut të Lartësuar për shkak të egos tënde? Po sikur të mos vdiste, por të prangosej në thellësitë e burgjeve për shkak të punëve jo të ndershme? Përderisa nuk ke asgjë në dorë në përcaktimin e ndodhive, dije se caktimi i Allahut të Lartësuar për ty, është shumë më i mëshirshëm dhe më i përshtatshëm sesa ajo që ia do ti vetvetes.

Më beso se, sikur mos t'i vinte vdekja atij që e ke dashur, ndoshta do të ndodhnin gjëra edhe më të këqija sesa i mendoje. Ku e di ti, se sa mirësi të sjellin momentet e caktimeve hyjnore?! Ky është kaderi i Allahut të Lartësuar për ty, çfarëdo qoftë sprova e Tij në këtë botë; është vullneti i Tij i përmbushur mbi ty, dhe Ai është më i Mëshirshëm për ty sesa nëna që të ka lindur.

Nëse ngec në profesion, apo dështon në ndonjë provim, ç’ke që dëshpërohesh? Pse vuan? Ndoshta ky dështim ka qenë një mburojë prej ndodhive që t'i sjell me vete e panjohura, apo rrethanave pikëlluese që shkruhen nga momentet e ditëve pasuese.

Njërit prej të parëve tanë të devotshëm i kishte arritur lajmi se biri i tij kishte vdekur, por ai nuk tha gjë tjetër përveç fjalëve: “Ky lajm më ka ardhur në librin e Allahut të Lartësuar: “Sigurisht që ti (o Muhamed) do të vdesësh një ditë, e, sigurisht që edhe ata do të vdesin.” [Ez-Zumer: 30].

Ndërsa një tjetri iu bë e ditur se duhej t'i këputej këmba, e ai tha: “Falënderimi i takon Allahut i Cili ma mori një gjymtyrë e m'i la të tjerat.

Një tjetri po ashtu, i erdhi lajmi për një fatkeqësi që i kishte rënë në familjen e tij. Ai tha: “Falënderimi i takon Allahut që sprova nuk ishte në besim.”

Gjëja më e çuditshme tek njeriu është se e di shumë mirë që është i ekspozuar vazhdimisht ndaj sëmundjes, fatkeqësisë dhe sprovave, e megjithëkëtë, ai nuk arrin t'u bëjë ballë atyre kur haset me to. Gjithashtu, më e çuditshmja me të është se ai e di që ato janë thjesht gjëra kalimtare, por megjithatë, sprova ia rrëmben vëmendjen dhe zbrapset me mendjen e tij. 

Plaga që ke në këmbën tënde, ka përballë vitalitetin e gjymtyrëve të tjera, dhe sëmundja që ka kapluar një pjesë të trupit tënd, ka përballë shëndetin në shumicën e shqisave të tua. Pika e zezë mbetet e vogël dhe me ndikim të dobët, saqë gati nuk duket fare në fletët e bardha. Po kështu, edhe dhimbjet e tua, rrethanat e tua, sado të egra që të jenë, janë gati asgjë nën hijen e mirëqenies me të cilën Allahu i Lartësuar të ka mbuluar.

Gjëja që e mbyt më së shumti njeriun, është fakti se ai përqendrohet tek problemi i tij, mendon në lidhje me fatkeqësinë e tij dhe i vuan dhimbjet e kohës së tij. Ato momente janë më të ashprat për të.

Mundohu të ecësh përpara sepse andej i ke ëndrrat e së ardhmes. Në atë drejtim i ke mrekullitë e jetës që pritet të të vijë. 

Mos ndalo në çastin e ndodhisë, sado e rëndë që të jetë ajo, sepse ditët pasuese kanë për të të dhuruar më shumë ëndrra sesa shkronjat e fjalëve të mia në këto momente!




Pishtar: Sa e sa hapësira janë përplot me shpresë!

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com