BALLINA VIDEO HAP NJË FAQE URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE LUTJET E JETËS KËSHILLA ÇKA ËSHTË ISLAMI?
Hap një faqe të re!Shprehite e njerezve te suksesshemSuksesi eshte udhetimBuze deshtimeve korren ngadhenjimetDeklaratat e te influencuarveProjekti yt personal Kandilet ndricues Kujtime nga te medhenjte Rrefime te te pareve Ambicie qe prodhojne shpresaVizioni yt për të ardhmenSekretet e te suksesshmeveMendimi yt pozitivNjerez te medhenj pa shkollim I paralizuari qe dridhi boten me karrocen e tijBonjaket qe ndryshuan rrjedhen e historisePozicionimi i mendjes tendeBindjet e tua jane sekreti i suksesit tendPervojat e te suksesshmeve Jeta jote eshte fryt i mendimeve te tuaVetebesimiFesto çdo ditë tënden!Hap nje faqe te re!
Suksesi eshte udhetim
Suksesi eshte udhetim
Dr. Mishal Felahi

Suksesi është udhëtim


Suksesi është udhëtim drejt planetit të ëndrrave dhe sfidave.

Suksesi është udhëtim me qenien, që fillimin e ka së pari nga lodhja dhe rraskapitja, për tek serioziteti dhe shpirti. 

Suksesi është udhëtim që në fillimet e tij mund të jetë i panjohur, por përfundimet i ka të qarta.

Suksesi është udhëtim i mbushur me pasion e hare, por në të njëjtën kohë është edhe udhëtim me vështirësi, peripeci, sprova e mërzi, e që në përfundimet e tij rezulton të jetë udhëtim në planetin Tokë, i cili lartësohet sipas shkallës së ambicies së autorit të tij.

Suksesi është udhëtim, e çdo udhëtim ka nevojë për pajisje me diçka prej 'furnizimeve të rrugës', aq sa për t'u siguruar përmbyllja dhe arritja e qëllimeve me sukses. E rrugëtimi i suksesit, shpeshherë është i nevojshëm për pajisjen me furnizim të shpirtrave, shumë më tepër sesa atë të trupave.

Sa nevojtar që është njeriu për ndihmën e Allahut të Lartësuar dhe për mbarësinë nga ana e Tij, në rrugëtimin drejt kërkimit të suksesit! 

Të vërtetën ka thënë ai që është shprehur: “Sikur të punonim natë e ditë pa u ndalur, dhe më pas të privoheshim nga ndihma dhe kujdesi i Allahut, nuk do të korrnim gjë tjetër pos mundit dhe kotësisë”. 

Kanë thënë të parët:

"Nëse ndihma prej Allahut i mungon djaloshit, e para gjë që e dëmton, është mundi."


Njeriu ka shumë nevojë ta kuptojë këtë frazë madhështore, prej së cilës janë privuar shumë njerëz. Esenca e saj haset në librin e Allahut të Lartësuar, në traditën e profetit të tij (s.a.v.s.) dhe në historitë e të devotshmëve. Në suren El-Muzzemil, Allahu i Lartësuar thotë: 


“O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka më pak, a diçka më shumë se ajo, dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë. (1-5)

Kjo është porosia e Allahut të Lartësuar për profetin e Tij (s.a.v.s), para se të ngarkohej me mesazhin hyjnor dhe të fillonte me zbatimin e urdhëresave të tij. Një përgatitje e tillë është prej shkaqeve më madhore të mbarësisë në rrugën e suksesit. 

Mbase ke dëgjuar se i dërguari (s.a.v.s.) na ka sjellë një nga shembujt më të mrekullueshëm në lidhje me realizimin e këtij koncepti në jetën e tij. Ai falej derisa i ënjteshin këmbët. Bujaria e tij e tejkalonte masën. Agjërimi vullnetar ishte një veprim tepër i dashur për të. Istigfari i tij në një ndejë të vetme e tejkalonte shifrën prej njëqind herësh.

Mbase ke dëgjuar edhe për lavdërimin e bukur të Allahut për planifikuesit dhe thirrësit në rrugën e Tij, duke reflektuar nga ky 'furnizim rruge': “Ne i bëmë ata udhëheqës që udhëzonin sipas urdhrit Tonë dhe i frymëzuam që të bënin vepra të mira, të kryenin faljet dhe të jepnin zeqatin, dhe ata vetëm Ne na adhuruan.” (El-Enbija: 73)

Gjithashtu, edhe fjalën e të Lartësuarit mbi lavdërimin që i bën profetit të Tij - Lutit (a.s.): “Lutin e pranuam në mëshirën Tonë. Me të vërtetë, ai është prej të mirëve.” (El-Enbija: 75)

Po ashtu, edhe fjalën tjetër të të Lartësuarit mbi lavdërimin ndaj profetit të Tij – Zekerijasë (a.s.): “Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin me shpresë e frikë, dhe ishin të përulur ndaj Nesh.”  (El-Enbija: 90)

Madje, Allahu i Lartësuar e ka rreshtuar tërë trashëgiminë e Tokës nën këtë furnizim gjithëpërfshirës: “Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që Tokën do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.” (El-Enbija: 105)

E kur robi të jetë lidhur me Zotin, tregohet i sinqertë në orientimin e tij dhe kthehet me fokusin e të interesuarit për objektivin e tij; mbi të do të zbresë mëshira, e cila do ta kapë për frerët e ambicieve të tij, për ta çuar kështu drejt horizonteve qiellore.

Allahu i Lartësuar e mëshiroftë shejhun e Islamit, Ibn Tejmijen, përmes biografisë së të cilit, nxënësi i tij, Ibn Kajimi, na ka vijëzuar një nga kuptimet më të mrekullueshme të këtij furnizimi në jetën tij, në njërën nga ngjarjet e jetëshkrimit që i bën, ku thotë: “E pashë duke falur namazin e sabahut në grup me njerëzit, pastaj u ul deri në mesditë ose afër saj. E pyeta: “Përse kështu, o hoxhë?!” Tha: “Ky është ushqimi im. Po nuk u ushqeva me të, nuk më mban energjia ime.”

Ai ka folur edhe rreth dobive të dhikrit e ka thënë: “Ai e bën të rëndën të lehtë, e lehtëson të vështirën, e zbut mundimin. Nuk ndodh të përmendet Allahu i Lartësuar para ndonjë ndërlikimi, e ky i fundit të mos thjeshtësohet; as para ndonjë mundi, e ai të mos lehtësohet; as para ndonjë presioni, e ai të mos largohet; as para ndonjë halli, e ai të mos çlirohet. Përmendja e Allahut i fal njeriut energji deri në atë masë, saqë me të mund të kryejë punë të cilat nuk mund t'i bëjë dikush tjetër pa të.”.

Ibn Kajimi thotë: “Në forcën e shejhut të Islamit, në të ecurit e tij, në të folurit, të shkruarit si dhe në guximin e tij, kam parë gjëra të çuditshme.”.

Gjithashtu thotë: "Ai shkruante brenda ditës atë që ne nuk e shkruanim për një javë, dhe atë që e shkruante në një ditë xhumaje, ne nuk e shkruanim dot as për një muaj..".

Ndoshta edhe ke dëgjuar se ai e shkroi librin “El-Wasitije” të tërin brenda një kohe të ngushtë; mes namazit të drekës dhe ikindisë, libër që sot mësohet brenda jo më pak se dy viteve. Ai shkroi edhe librin “Nakd Et-Te'sis” brenda një kohe që nuk e tejkalon një muaj, e që është verifikuar sot në universitete të ndryshme në tetë disertacione, verifikim i cili arrin kohën prej dyzet vitesh.

Kur njeriu freskohet nga ky koncept i tërësishëm, e fillon udhëtimin e tij dhe përgjatë rrugës bëhet optimist, Allahu i Lartësuar ka për t'ia mundësuar shijimin e dy ëmbëlsive: ëmbëlsinë e menjëhershme nga gjurmët e këtyre kuptimeve shpirtërore në jetën e kësaj bote, dhe ëmbëlsinë e mëvonshme në jetën e ahiretit, atëherë kur do të jetë më së shumti nevojtar. Le ta dijë njeriu, se sipas lidhjes së tij me këto punë të mira, do të jetë edhe mbarësia e tij. Asnjë dashakeq nuk do t'ia dalë në pengimin e tij, asnjë barrierë nuk do të ketë forcë të rezistojë në rrugën e aspiratës së tij, dhe së shpejti ka për t'i parë të realizuara ato ëndrra që i bluante dikur në mendjen e tij. 



Pishtar: Edhe ëndrrat duhet t'i hyjnë rrugës së tyre të shumëpritur.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com