BALLINA VIDEO URTËSI POROSI HYJNORE CICËRIMA PROFETIKE KËSHILLA
UrtësiFjalët e dijetarëve dhe porositë nga përvojat e disa njerëzve Mos u dëshpëro ngase me bamirësitë tua ke siguruar mirënjohjeLibri është miku më i mirëMos u dëshpëro nëse dikush të harron, zemërohet me ty dhe nuk të ndihmon Mos u dëshpëro, ngase ke vëllezër dhe miq që të shprehin dashuri dhe besnikëriPërse dëshpërohesh kur ke ilaçin me gjashtë përbërës Mos u dëshpëro dhe lexo këto rregulla bazë për lumturi Mos u dëshpëro për shkak të vështirësive Izolimi, vetmia dhe ndikimi pozitiv te njeriu Mos u identifiko me dikë tjetër! Mos u dëshpëro, gjithnjë ka gjëra të cilat e lehtësojnë vështirësinë Mos u dëshpëro për shkak të furnizimit! Mos u dëshpëro me sjelljet e njerëzve ndaj teje por shikoje reagimin e tyre me KrijuesinMos u dëshpëro, ngase në vështirësitë dhe durimin e vuajtjeve qëndron rruga drejt fitores, lumturisë dhe suksesit Mos u dëshpëro nëse dëgjon fjalë të këqija, ngase lakmia është sëmundje e moçmeMos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe ndërgjegjësohu për vlerën e asaj për çka po mërzitesh Mos u dëshpëro dhe mos shiko ç’bëjnë njerëzia Mos u dëshpëro për shkak fjalëve të këqijve dhe të lakmitarëve Mos u dëshpëro për shkak të asaj çka pritet të ndodhëMos u dëshpëro për shkak të numrin të pakët të atyre që japin lëmoshë, ngase ata sjellin shpëtimMos u dëshpëro për ata që e mohojnë bamirësinë dhe diturinë tëndeMos u dëshpëro dhe merr atë që të ka dhënë Allahu Mos u dëshpëro dhe flaki tej brengat Mos u dëshpëro, përderisa u bën mirë njerëzve! Mos u dëshpëro dhe mos e humb shpresën për mëshirën e Allahut Mos u dëshpëro dhe kujtoje vazhdimisht Allahun Mos u dëshpëro, por kërko shumë falje, ngase Zotit tënd i pëlqen të falë mëkate Mos u dëshpëro dhe prit dalje dhe shpëtim Mos u dëshpëro, ngase gjithçka tashmë është caktuar dhe është shkruar Mos u dëshpëro ngase Zoti yt falë mëkate dhe pranon pendime Tejkalo shqetësimet dhe brengat Dëboje mërzinë nga jeta jote Lumturia e shokëve të të Dërguarit (paqja e Allahut qoftë mbi ta) Frenimi i emocioneve Arti i të qenit i lumtur E mira e diturisëBuzëqeshu Pikëllimi me Islam nuk është i lejuar as i preferuarDhe kështu u bëmë popullin më të drejtë Kujto Xhenetin, hapësira e të cilit është sa qiejt dhe Toka Ji i kënaqur me atë çfarë të ka caktuar Allahu, do të jesh njeriu më i pasur Mos u thyej nga gjëra të parëndësishmeNuk janë të gjitha problemet e kësaj bote problemet tuaDurimi është pasuri Thuaj: Udhëtoni nëpër Tokë Namazi, namazi... Merr mësim nga ata që janë në sprovë Prano jetën ashtu siç është Kur përmendet Allahu, zemrat vërtet qetësohen! Merre mjaltin por mos e thyej kosheren Besimi është vetë jeta! Dhuratë nga Allahu Shtëpia le të jetë e gjerë Ai është, i cili i përgjigjet nevojtarit, kur ky i drejtohetKrijo prej limonit pije të ëmbël Po, me të vërtetë, me vuajtjen vjen edhe kënaqësiaPërcaktimi i Zotit Mos u bëj parazit Plotëso kohën e lirë me punë Bamirësia ndaj të tjerëve të bën zemërgjerë Mos prit mirënjohje nga askush Si t’i kundërvihemi kritikës qëllimkeqe? Lere të ardhmen të vijëDita është vetëm e jotjaÇka u bë, u bë Mendo dhe bëhu mirënjohësJeto i lumturO Allah!
Libri sht miku m i mir
Libri është miku më i mirë
Aid el Karni
Përkushtimi ndaj librit, dëshira për lexim dhe pasurimi i mendjes është një prej shkaqeve të lumturisë dhe të suksesit.
Shkrimtari i njohur Xhahidhi ka shkruar këshilla të mrekullueshme lidhur me shoqërimin me librin. Ai pohon se ky shoqërim largon të gjitha brengat dhe dhembjet. Duke përshkruar librin, ai më tej, shkruan: "Libri është mik i cili nuk do të tradhtojë, shok i cili nuk të braktis, i dashur i cili nuk do të mërzitet kurrë, fqinj i cili nuk ta zë rrugën, bashkudhëtarë i cili nuk të dëshiron të dëmtojë, kurrë nuk të bën keq, nuk është hipokrit dhe nuk të gënjen."
Sa më shumë që shoqërohesh me librin, aq më e madhe është mirësia e Allahut ndaj teje. Libri të përmirëson karakterin, gjuhën e bën më elokuente dhe të rrjedhshme, e freskon mendjen, i bën fjalët tërheqëse, e gëzon shpirtin, i zgjeron gjokset. Libri të dhuron jetë të gjatë dhe bën që dinjitarët të bëhen miq. Për një muaj nga libri mëson më shumë se ata të cilët e kalojnë gjithë jetën në shoqëri të njerëzve të parëndësishëm. Ai të shpëton nga lypja dhe poshtërimi, për shkak të saj nuk ke nevojë të dëgjosh fjalë të kota të cilët janë më të marrë dhe më të këqij se ti, as të shoqërohesh me injorantë dhe armiq, por kjo prandaj të afron me të mëdhenjtë dhe të pasurit.
Libri natën të përcjell si edhe ditën, të dëgjon në rrugë si edhe në shtëpi. Nuk ta vjedh gjumin, nuk të jep vuajtje për të cilat nuk ke qetësi. Libri është mësues i cili nuk do të lë në baltë nëse je i varfër. Mësuesi i tillë nuk do të privojë nga asgjë nëse nuk u paguan para. Nëse e braktis, ai të ndjek edhe më. Nëse armiqtë të sulmojnë dhe poshtërojnë, ai nuk do të ndryshojë fare. Nëse je me të për ndonjë përfitim, qoftë edhe i vogël, ai është shumë i dobishëm. Nëse lidhë miqësi me të, vetmia nuk të dëmton.
Sikur vlera e tij të jetë vetëm që të ruan nga rruga dhe kotësia, kjo do të ishte mirësi e madhe. E çka të thuhet pastaj për faktin se ky mësues të paralajmëron gjithnjë për të drejtat dhe detyrat tua, ta ruan shikimin, të mbron nga fjalët e kota, njerëzit e paturpshëm, bisedave mëkatare të tyre, paditurisë së tyre, injorancës dhe shpirtit të tyre të prishur. Do të mjaftonte sikur të ruaj vetëm nga gjërat e pakuptimta. E çka të thuhet pastaj që nuk të lë të zhytesh në harresë, indiferencë dhe argëtim. Me të vërtetë, çdonjërit që e merr librin për mësues, Allahu i Mëshirshëm i ka dhuruar mëshirë të madhe dhe e ka mbuluar me të mira.
Për ata që ditët i kalojnë si bjerrakohës, kurse netët i ruajnë për ahengje boshe dhe shaka, libri është mjeti më i mirë për kthimin në jetën e vërtetë. Ky lloj i njerëzve për shkak të jetës së sëmurë që e bëjnë në libër nuk shohin asgjë. Të tillët konsiderojnë se libri nuk sjell kurrfarë të mire as në aspektin material, e as në atë shpirtëror.
 
 
Disa thënie lidhur me vlerën e librit
 
Ebu Ubejde transmeton se Muhelebi fëmijëve të vet ua kishte lënë amanet këshillën vijuese: "Fëmijët e mi, mos qëndroni gjatë në treg, pos te ndonjë mjeshtër i mirë apo tek ai që shet libra."
Një mik imi më kishte treguar për librin e një dijetari nga Shami (Siri, vër. përkth.) në të cilin ky dijetar i shquar kishte thënë: "U zhdukën të gjitha gjërat fisnike, prej tyre ka mbetur vetëm libri."
E kam dëgjuar Hasan Lulu duke deklaruar: "Tash dyzet vjet nuk kam fjetur ditën ose natën, nuk kam pushuar, e që libri të mos ketë qenë në gjoksin tim."
Ibën Xhehmi deklaron: "Kur më molis gjumi – e më së keqi është të fle, kur kam ndonjë punë – marr një libër të urtësive. Atëherë e ndjej se si zemra të frymëzohet dhe fërgëllon, më vjen dëshira të punoj dhe të jem aktiv e i zellshëm."
Me një rast ai gjithashtu ka deklaruar: "Kur më pëlqen një libër dhe në të shikoj shumë gjëra të dobishme dhe interesante, vazhdimisht i shfletoj fletët e tij duke shikuar edhe sa fletë kanë mbetur akoma. Këtë e bëj nga shqetësimi dhe dëshpërimi që libri së shpejti do të përfundojë, e me këtë edhe të pushojnë magjitë e tij me të cilat e kam ushqyer shpirtin tim. Sikur Kurani të kishte edhe më shumë faqe, gëzimi dhe jeta ime do të ishin më të plotë."
Atabi e kishte përmendur një libër të huaj me fjalët: "Sikur të mos ishte aq i gjerë, do ta përshkruaja me dorë."
Atëherë Ibën Xhehmi iu përgjigj: "Ajo që të ka luhatur ty, mua më ka gëzuar dhe më ka dhënë vullnet. Librat e mëdhenj më kanë dhënë gjithnjë më shumë dobi, e assesi dëm. Unë as që numëroj sa librat të hollë lexoj, ngase ato i mbaroj ende pa i filluar."
Libri më i mirë dhe më fisnik është Kurani, për të cilin Allahu i Madhërishëm thotë:
"Të shpallet Libri dhe mos ki asnjë vështirësi në gjoks për të, që me të të më paralajmërosh dhe të jetë mësim për besimtarët."[1]
 
 
Dobitë nga leximi i librave:
 
1.    Libri largon pëshpëritjet e shejtanit, pikëllimin dhe brengën;
2.    Ai të ruan nga fjalët e paturpshme dhe mëkatet;
3.    Ai të mbron nga njerëzit e padobishëm;
4.    Libri ta zgjidh gjuhën, të zbukuron të folurit, të ruan nga theksi i gabuar dhe të pajis me elokuencë dhe retorikë të bukur;
5.    Libri të pasuron mendjen dhe ta pastron karakterin;
6.    Me libër hyn në begatinë e diturisë, forcon memorien dhe mbamendjen;
7.    Ai të ofron këshilla të shumta për përvojën e njerëzve, për këshillat e njerëzve të ditur dhe të urtë, që është shumë e dobishme;
8.    Libri të përgatit për shkencë, të njofton me kultura dhe civilizime të ndryshme.
9.    Me lexim rritet imani, posaçërisht nga librat me tematikë Islame. Libri është këshilla më e mirë, ai është armiku më i mirë i së keqes dhe admiruesi më i mirë i së mirës;
10.                Libri ruan mendjen, pushon trurin nga vështirësitë dhe brengat. Ai është ilaç për shqetësimin e zemrës dhe nuk i lejon mikut të vet të humb kohën;
11.                Libri e forcon njeriun në shkencë, ai i ndihmon të përvetësojë materien, të shprehet në mënyrë lucide dhe të njohë sekretet e urtësisë.
 
Porosia më e lartë fshihet në shpirt,
në ushqim dhe në pije, o njeri, me siguri s’ka.
 


[1] Araf, 2.

/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemusliman
/ tijemuslimanint
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
info@tijemusliman.com